DURRËS, 5 nëntor 2014 –  Në një të ardhme të largët, aktoren Angelina Jolie mund ta shohim edhe si një politikane. Të paktën këto janë planet e saj, dhe ende nuk e dimë se kur do të konkretizohen. Ylli i Hollyëood-it ka pranuar për “Vanity Fair” se nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes në politikë, por këto janë plane afatgjata. Ndër të tjera, bashkëshortja e Brad Pitt ka rrëfyer se të jesh e martuar është një ndjenjë krejt tjetër.