Angelina Jolie është përfshirë në një iniciativë, “Women for Bee”, e organizuar nga UNESCO dhe Guerlain, që ka si qëllim të ndërtojë 2500 koshere dhe të risjellë 125 milionë bletë deri në 2025. Për të promovuar këtë iniciativë Ditën Botërore të Bletës, Angelina Jolie realizoi një portret të mbuluar me bletë.

Gjatë setit fotografik, të gjithë përveç Angelina-s, duhet të vishnin kostum mbrojtës. Ambjenti duhet të ishte pa zhurmë dhe errësirë për t’i mbajtur bletët e qeta.

Gjithashtu në vendet e trupit ku duhet që të grumbullohen bletët, aplikohet një kimikat i cili quhet feromon, që njëkohësisht i bëne bletët që mos pickojnë.

Angelina ka qëndruar me bletë për 18 minuta, pa asnjë pickim. Ky portret është realizuar edhe para 40 vitesh, nga Roland Fisher, i cili e paraqiti në librin e tij ‘The American West’.