Së fundmi Angeline Jolie ka vendosur të shesë një nga dhuratat më të shtrenjta që i ka blerë ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt.
Në vitin 2011 Pitt i dhuroi Jolie një pikturë të Winston Churchill, “Kulla e xhamisë Koutoubia” që e kishte blerë rreth 2.9 milion dollarë nga një belg misterioz në ankandin e Winston Churchill.
Aktorja ka vendosur që këtë pikturë ta shesë për 11.5 milion dollarë përmes koleksionit familjar Jolie. Deri më tani ajo nuk ka preferuar të flasë apo të tregojë arsyen e pse e ka shitur këtë pikturë me një vlerë kaq të madhe.
Në mediat e huaja thuhej se roli i Brad Pitt në filmin e Quentin Tarantino për Luftën e Dytë Botërore, i ngjalli një interes të madh për punët e Winston Churchillit. Madje thuhet se çifti ka bërë edhe një vizitë tek Dhomat e luftës së Churchill në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një turi privat.





