Aktorja e njohur hollivudiane Angeline Jolie është shfaqur me një pamje të re teksa mori pjesë në prezantimin e filmit të saj të ri në Hollivud, “Maria”.

49-vjeçarja u shfaq me flokët kaçurrela, teksa përflitet se Jolie mund të jetë kandidate potenciale për të fituar Oscar me interpretimin e saj si legjenda e operas, Maria Callas.

Kohët e fundit, Angeline Jolie është përfolur se është në një romancë me këngëtarin britanik të hip-hopit, Akala.

Angelina duket se ka ftuar fshehurazi reperin 40-vjeçar në suitën e hotelit gjatë udhëtimit në Londër këtë muaj.

Raportohet se çifti kaloi 2 net në hotelin në Londër.