Angelina Jolie shfaqet rrallë e më rrallë dhe sigurisht sa herë fotografohet në rrugë dhe kudo tjetër zë faqet e para të mediave rozë.
Daily Mail sjell fotot e saj në rrugët e Los Angeles ku Angelia është me të atin dhe vajzën e vogël. Duket se tashmë ka rregulluar marrëdhëniet edhe me të atin, 78- vjeçarin Jon Voight. Si një familje e vërtetë, ata marrin vajzën nga shkolla e artit dhe ecin në këmbë në rrugët e qytetit. 42- vjeçarja është e dobët, por sërish në formë pas divorcit.





