SHBA, 9 mars 2014– Angelina Jolie do të operohet sërish për të mundur përfundimisht rrezikun e sëmundjes nga tumori. Njoftimi është bërë gjatë një interviste në Entertainment ëeekly, revista amerikane e spektaklit:’Jam shumë me fat, kam mjekë shumë të mirë dhe një familje që është shumë pranë meje-tha Jolia- Po ashtu nuk mund të harroj dashurinë dhe mbështetjen e fansave të mi’. Nuk është hera e parë që zonja Pit i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tillë. Ajo është operuar nga mastektomia dyfishe edhe në 14 majin e kaluar. Ndërhyrja e tanishme ka për qëllim të stabilizojë përfundimisht sëmundjen duke e zgjidhur përfundimisht problemin që ajo ka.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





