29 prill 2014 – Kanë afërsisht 10 vjet që janë divorcuar, por ende nuk e kanë harruar njëri – tjetrin. Për më tepër, aktori Billy Bob Thornton, pranon se ende ka kontakton me ish-gruan e tij, Angelina Jolie.
Në një intervistë për “YourTango.com”, Thornton ka pranuar jo vetëm se ka kontakte me Jolie, por edhe që ata të dy dinë çdo gjë për njëri-tjetrin dhe lumturohen, kur gjërat u shkojnë mirë.
Thornton është shprehur gjatë intervistës për Jolie se ajo është e mahnitshme.
Për 58-vjeçarin, aktorja vazhdon të jetë personi që e mbush me energji. Të dy kanë interes të njëjtë për tjetrin dhe duan të dinë gjithmonë se gjërat u shkojnë ashtu si duhet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





