13 dhjetor 2014 –  Gjykata Mbretërore e Birmingamit në Angli dënoi 37 vjeçarin Isa Rrahmani, me 16 vjet burg për grabitje me armë, dhunë dhe kërcënim. Rrahmani, bashkë medy shtetas anglezë me ngjyrë në 13 qershor 2014 hynë me dhunë, në një banesë. 

Të tre banditët ishin të armatosur me pistoletë, me një pushkë me tytë të sharruar dhe një thikë tip komando. Ata goditën me qytën e pushkës dy anëtarët meshkuj të familjes, ndërsa kërcënuan dy të mitur, me qëllim që familja tu tregonte, ku i mbanin  paratë dhe arturinat e shtëpisë. Rrahmani i vuri një jastëk në kokë të zotit të shtëpisë dhe mbi jastëk duke e kërcënuar të tregonte, ku ishin paratë, ose do ta ekzekutonte në vend. Banditët kërcënuan se dy gratë e familjes do t’i rrëmbenin dhe dërgonin në Shqipëri, që të punonin si prostituta. 

Grabitësit morrën të holla dhe sende me vlerë në shumën e 13 000 stërlinave. Fatmirësisht një fqinj i pa banditët duke u larguar nga shtëpia dhe i telefonoi policisë duke u dhënë edhe targën e makinës së grabitësve. Një njësit i policisë britanike i armatosur mirë dhe i pajisur me qen kërkimi zbuloi bazën, ku ishin fshehur grabitësit. Pas 30 minutash negociatash tre banditët preferuan të dorëzoheshin në vend, që të tregoheshin trima e të hapnin zjarr kundra policisë. Tashmë, të tre keqbërësit po vuajnë dënimin në Burgun e Kontesë së Birmingamit.

/gj.th. agjencia e lajmve “Dyrrah”/