14 maj 2015 – Policia angleze në zonën e Southampton-it kontrolloi disa banesa dhe arrestoi tre shqiptarë. Ata akuzohen për shpërndarje drogash të rënda dhe për dokumente identifikimi të falsifikuara.
Të arrestuarit janë vëllezërit Gazmend dhe Bledar Bicuku, 33 dhe 24 vjeç, Zef Gjoka, 23 vjeç dhe një femër shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia angleze. Të arrestuarve iu kapën pasaporta biometrike shqiptare të falsifikuara nga sistemi.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/