Aminan Rahman përballet me burgim të përjetshëm në Londër pasi mbyti për vdekje bashkëshorten Suma Begum dhe më pas hodhi trupin e saj në lumë, në krimin e tmerrshëm që besohet se është dëshmuar nga fëmijët e çiftit. Siç raportohet Aminan Rahman është shpallur fajtor tashmë për vrasjen e Suma Begum në shtëpinë e tyre në Lindje të Londrës më 29 prill të vitit të shkuar, teksa ajo ishte një një video-komunikim direkt me atë që konsiderohet si “i dashuri” i rrjeteve sociale. 

Për të mbuluar gjurmët e krimit Rahman kishte futur trupin e 24-vjeçares në një valixhe dhe hedhur në lumin Lea. Valixhja me trupin e Suma ishte gjetur dhjetë ditë më vonë nga punonjës pastrimi në brigjet e lumit. Ndërkohë Rahman u shpall dje fajtor në gjyqin me detaje të vrazhda nga vrasja, e cila ishte regjistruar pjesërisht nga i dashuri i saj online Shahin Miah, 24 vjeç, i cili kishte dorëzuar imazhet policisë. Miah ishte prezent në gjykatë ku tha se Rahman kishte kërcënuar të vriste Begum dhe gruaja kishte tentuar të largohej.

Miah me rezidencë në Emiratet e Bashkuara Arabe, fliste me anë të një përkthyesi: “Ajo donte të largohej por ai e kapi nga fyti, kishte ulërima dhe më pas video ndaloi dhe nuk mund të shihej më asgjë.”

Në një video thirrje tjetër nga Rahman po atë natë, ai i thoshte Miah: “Unë e vrava atë, tani bëhu gati ti”.

Suma e Miah ishin njohur në rrjetin TikTok në 2021 rreth një vit pasi ajo ishte vendosur në banesë me të akuzuarin, me të cilin ishte martuar me mblesëri në 2019. Motivimi i të akuzuarit ishte, turpi ose xhelozia, thanë prokurorët në gjykatë, por kjo nuk justifikon marrjen e jetës së gruas. Pas gjyqit një-mujor juria vendosi shpejt fajësinë e Rahman për të gjitha akuzat, ai do të dënohet më 31 korrik.