19 maj 2015 – Edison Hoxha, 24 vjeç u dënua nga Gjykata Mbretërore e Plimuthit me 22 muaj burg, sepse ishte kapur nga policia duke transportuar 10,5 kg kanabis.
Droga ishte e paketuar në 34 pako të mbyllura hermetikisht. Edisoni i papunë, i pastrehë dhe pa dokumente në Angli kishte pranuar të shërbente si korrier kanabisi kundrejt një pagese prej 400 paundësh. Edisoni përveç 22 muajve burg për drogë duhet të vuajë edhe 4 muaj të tjerë burg, sepse ka hyrë ilegalisht në Angli. Pas përfundimit të dënimit Hoxha do të dëbohet në Shqipëri.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/