Katër anëtarë të një familjeje janë gjetur të vdekur në banesën e tyre mëngjesin e kësaj të premteje në Angli.
Policia ka zbardhur detaje të reja me kalimin e orëve ku u konstatua se viktimat kishin lëndme në trup.
Dy vajza të reja, një burrë 45-vjeçar dhe një grua 36-vjeçare u gjetën të vdekura në një shtëpi në Allan Bedford Crescent të Norfolk, pak para orës 7 të mëngjesit.
“Tre nga njerëzit besohet se banojnë në adresë dhe një tjetër është ende pa u vërtetuar. Burri dhe dy fëmijët jetonin në banesën ku u gjetën, por 36-vjeçarja dyshohet se kishte shkuar për vizitë aty”, tha Policia e Norfolk, teksa shtoi se do të kryhen ekzaminime më të detajuara për të përcaktuar shkakun e vdekjes së katër personave.
Policia u fut me forcë në banesë pas marrjes së njoftimit për një ngjarje në atë lagje. Një detaj tjetër që u zbulua është se policia më 14 dhjetor të vitit të kaluar mësyri në të njëjtën ndërtesë, në lidhje me hetimin për një person të zhdukur.
Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes për të gjetur më tepër detaje që mund t’i çojnë ata në identifikimin e autorit ose autorëve.