20 nëntor 2014 –  Gjergj Lleshi, 27 v jeç është shqiptari i rradhës, që dënohet për drogë në Angli. Gjergji u dënua me 32 muaj burg, këtë të martë 18 nëntor 2014 si anëtar i një bande të madhe narkotrafikantësh shqiptarë. Gjatë kontrollit të banesës së Gjergjit u gjetën 40 000 stërlina kesh, fryt i trafikut të drogës.

 Policia angleze e akuzonte Gjergjin si strehues, korrier dhe përpunues ( përzierës) të drogës. Mos pasja e precedentëve penalë dhe mos kapja e drogës në banesën e tij bënë, që gjykata angleze ta dënonte relativisht lehtë.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/