1 qershor 2015 – Policia angleze arrestoi në 27 prill 2015 Karafil Pacin me një sasi drogash të lehta dhe të rënda me vlerë 5 000 stërlina. Policia në momentin e arrestimit i sekuestroi 2 celularë, makinën Toyota Prius me të cilën bënte shpërndarjen e drogës, si edhe një patentë greke të falsifikuar.
Karafili kishte hyrë në Angli ilegalisht nga Franca, i fshehur në një kamion në qershor 2014. Ai i detyrohej mafies shqiptare 6 000 stërlina për “biletën” e udhëtimit me kamion nga Franca në Angli. Meqenëse nuk kishte para të paguante, ai filloi të shpërndante drogë për llogari të mafies shqiptare, duke e shlyer gradualisht borxhin ndaj mafias. Pikërisht për shpërndarje droge, Karafili u dënua nga gjykata angleze me 44 muaj burg. Pas kryerjes së dënimit ai do të dëbohet menjëherë nga Anglia për në Shqipëri.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/