Ka nisur dueli në mitikun “Wembley”, ku Kombëtarja e Shqipërisë po luan këtë të premte në transfertën e Anglisë, në një ndeshje që ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Shënon Anglia 1-0

Ka ardhur goli i parë në minutën e 19 nga anglezët të cilët kanë shënuar me anë të Lewis-Skelly.

Në këtë takim, po gjykon spanjolli Alejandro Hernández, i cili asistohet nga bashkëkombësit e tij José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz. Ndërkohë, në VAR janë César Soto Grado dhe Valentín Gómez.