25 janar 2015 –  Sulo Ismaili, 28 vjeç u dënua nga gjykata angleze me 1 vit burg për kultivim kanabisi. Sulo u arrestua nga policia angleze, më 16 shtator 2014, sepse iu gjetën në banesë 36 bimë kanabisi, që po i kultivonte në mënyrë artificiale, në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Para se të arrestohej, Sulo kishte hyrë për të dytën herë, ileglisht në Angli. Meqenëse, ai ishte pa punë e pa para pranoi ofertën, që për 300 stërlina të kultivonte kanabisin duke jetuar njëkohësisht pa qera, në shtëpinë e shndërruar në miniplantacion marijuane. Për vetëm 300 stërlina, Sulo do vuajë një vit burg dhe pas daljes nga burgu, policia angleze do ta dëbojë menjëherë për në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/