12 vjet burg është dënimi që dha gjykata angleze për 31-vjeçari nshqiptar, Ylber Ceni. Një vit më parë ai u kap në Angli me 52 kg kokainë, me vlerë rreth 5 milionë paund.

31-vjeçari shqiptar u arrestua në 21 korrik të vitit të kaluar, në një qytezë në jug të Londrës, pasi në makinën e tij “Mercedes C-Class” u zbuluan 15 kg lëndë narkotike.

Pas kontrollit në banesën e shqiptarit, u gjetën edhe 37 kilogramë të tjera kokainë, me një pastërti nga 70 deri në 90 për qind.

Droga kishte si destinacion tregun londinez dhe më gjerë, ka bërë të ditur detektivi i Task Forcës Qëndrore në Policinë Metropolitane, Liam Hurley.