24 janar 2015 –  Julinda Kocaj, 17 vjeçe u kap nga polica angleze në Aeroportin e Getuikut (Gatëick) në 6 janar 2015.

Meqenëse, ajo mbërriti në Angli e pa shoqëruar dhe pa vizë hyrjeje, ajo u la nën kujdesin e autoriteteve loklale derisa të mbaronin hetimet. Në mëngjesin e 8 janarit Julinda u pa për herë të fundit në qytezën e Uorthingut (Ëorthing), ku ishte lënën nën kujdesin e shërbimit social.

Julinda nuk ka të afërm në Angli. Ajo flet shumë pak anglisht. Në njoftimin e policisë angleze jepet gjatësia e Julindës rreth 160 Cm, ngjyra kafe e flokëve dhe e syve, rrobat me të cilat ishte veshur ditën kur u zhduk. 

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/