4 qershor 2015 – Gjykata Mbretërore e Hovit (Hove) dënoi Zisi Lushin, 27 vjeç me 14 muaj burg për vrasje nga pakujdesia.
Zisi kishte hyrë në Angli në mënyrë të kundraligjshme duke përdorur një kartë identiteti italiane të falsifikuar me emrin Luigi Dannile. Më 8 dhjetor 2014 Zisi po ngiste një veturë Citroen 2 që ishte e vëllait të tij, ndonëse makina ishte pa siguracion dhe vetë Zisi nuk kishte patentë. Citroeni godit një 65-vjeçar anglez, që mbeti i vdekur në vend. Zisi u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa Citroeni u sekuestrua. Pasi të kryejë dënimin me burg, Zisi do të dëbohet nga Anglia për në Shqipëri.
/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/