Autoritetet angleze kanë nisur një fushatë të re për goditjen e bandave shqiptare që rekrutojnë njerëz për shtëpitë e barit në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC i ka kushtuar një artikull bandave kriminale shqiptare që trafikojnë njerëz duke i detyruar të punojnë në fermat e kanabisit. Në artikullin me titull “Goditje bandave të kanabisit të skllavërisë moderne shqiptare” thuhet se policia e Mançesterit arrestoi 46 shqiptarë në vitin 2023 dhe gjeti më shumë se 10 milionë paund kanabis.

Sipas të njëjtit shkrim, grupet kriminale blejnë makina të shtrenjta dhe rroba e ora të stilistëve të njohur. Në këtë mënyrë ata kthehen në vendin e tyre gjë që inkurajon një brez tjetër kriminelësh të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Drejtuesi i policisë, Joe Harrop thotë se grupet nga Ballkani Perëndimor ishin fokusi i një operacioni të fundit që ka përfshirë forca policore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.

Shpesh, bandat shqiptare kanë blerë njerëz për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar në vende si fermat e kanabisit. Këto janë kushte të tmerrshme. Ata jetojnë dhe flenë brenda fermave dhe nuk mund të largohen.”– tha Harrop.

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se, në fund të marsit 2024, më shumë se 1200 shqiptarë mbaheshin në burgjet në Angli dhe Uells, më shumë se çdo kombësi tjetër e huaj.