Anglia ka mundur Zvicrën në Dyseldorf, duke u kualifikuar më tej vetëm falë penalltive.

Sfida nisi me presion nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin në pjesën e parë, teksa rrjeta u tund vetëm në minutën e 75’ nga Embolo. Gjithsesi “Tre Luanët” nuk u dorëzuan dhe barazuan pas vetëm pesë minutash me anë të Saka.

Koha shtesë pati raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat nuk u tundën më, duke ia lënë fatin e ndeshjes në dorë goditjes së 11-metërshave.

Nga penalltitë, për anglezët nuk gaboi asnjë, ndërsa te zviceranët, i vetmi që u ndal nga Pickford ishte Akanji.

Kështu Anglia avancon për në gjysmëfinalet e Europianit, aty ku do të gjejë fituesin e sfidës Holandë-Turqi, ndërsa Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit largohet nga ky Europian pa asnjë humbje në kohën e rregullt.

ANGLI 1-1 ZVICËR (5-3 P)

Saka 80′ / Embolo 75′