“3 Luanët” e Tomas Tukelmorën fitoren e dytë në grupin K dhe numërojnë 6 pikë, teksa dueli ndaj Letonisë nuk solli probleme. Anglia ia doli ta mbyllë sfidën në shifrat 3-0 me golat e shënuar nga Xhejms, Kein dhe Eze.
Ashtu si ndaj Shqipërisë, britanikët dominuan përgjatë gjithë takimit. Sa i përket renditjes, Anglia ka 6 pikë në krye, më pas Shqipëria 3, Letonia 3 dhe Andorra e Serbia me 0 pikë.