14 qershor 2015 – E kanë marrë parasysh rrezikun për të udhëtuar brenda një kamioni, që ishte nisur nga Hungaria dhe sapo ishte futur në terminalin Killingholme në Britaninë e Madhe. 50 klandestinë shqiptarë, mes tyre një grua shtatzënë, u zbuluan nga policia, gjatë kontrollit të mjetit të tonazhit të rëndë. Policia arrestoi shoferin hungarez për trafik klandestinësh, ndërsa emigrantët u dërguan në spital për kontroll. Për ta është paralajmëruar kthimi në Shqipëri, sapo të përfundojnë procedurat e marrjes në pyetje.

Një vit më parë, dy të rinj mbetën të vdekur si pasojë e një zjarri aksidental në brendësi të kamionit ku ishin fshehur, me qëllim të mbërrinin në tokën e Mbretërisë së Bashkuar.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”