SHBA– Një shqiptar tjetër i famshëm në botë i shtohet listës së emrave të figurave nga fusha të ndryshme të sportit, kulturës apo shkencës, që mbajnë lart krenarinë tonë kombëtare. Ai është Ani Saliasi, një model dhe bodybuilding, që me format e bukura trupore dhe fotot nudo ka arritur mjaft sukses në SHBA dhe jo vetëm.

“Jam bodybuilder natyral, model dhe instruktor fitnesi. Gjatë gjithë kësaj eksperience dhe gjatë viteve të trajnimit, kam mësuar shumë gjëra, të cilat dëshiroj t’i ndaj me ju miq të dashur në faqen time. Jam nga Tirana, Shqipëri. Familja ime dhe unë kemi emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur unë isha vetëm 10 vjeç. Menjëherë pasvendosjes sonë në Amerikë, unë kam filluar trajnimin në sporte të ndryshme, si dhe në një terapi fizikale me një program të larmishëm, duke rregulluar kështu muskujt e trupit. Pas rritjes, unë fillova të bëhem më kompetent në bodybuilding duke fituar kështu shumë çmime e tituj, ndërkohë jam shfaqur në shumë revista, libra dhe publikime”, shkruan Ani në profilin e tij në Facebook.

Nëse kërkon emrin e tij në motorin e kërkimit Google, kërkimet kalojnë mbi 1 milion, ndërsa imazhin e Anit mund ta gjeni gati në çdo faqe, qoftë ajo normale, portal, lajme, faqe sportive, madje edhe në ato erotike, duke e shfaqur 27 shqiptar Ani Saliasi si një model seksi.

Në profilin e tij Ani ka postuar me dhjetëra fotografi nga aktivitetet ku ka marrë pjesë, medaljet që ka fituar, madje nuk mungojnë edhe nudot artistike të realizuara prej tij, ku trupi perfekt të kujton Davidin e famshëm të Mikelanxhelos.

Me fotot e tij nudo ai ka bërë fansa të shumtë nga Amerika, vendi ku jeton e punon, e deri në Japoninë e largët. Për format e bukura trupore ai shihet tani si një nga meshkujt më seksi dhe zbulim i viteve të fundit.