Paraditen e datës 12 maj 2019, anijen shqiptare “Butrinti” P-133 e vizitoi komandanti i fregatës Hessen F-221, anija komandë në zonën e operacionit në detin Egje, kapiten i rangut II Oliver Pfennig. Ai ku u prit nga komandanti, kapiten i rangut III Taulant Bako, njofton komanda e Forcës Detare në Plepa të Durrësit.
Kapiten Pfennig përcolli falënderimet nga qeveria gjermane për këtë mbështetje, si për efektivin e anijes edhe për komandën e Forcës Detare, Shtabin e Përgjithshëm të FA dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë vizitës u diskutua mbi situatën e fluksit të migrantëve, si dhe zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta.





