– EKSKLUZIVE /Dy mjetet lundruese patën dëmtime, por nuk ka njoftime për viktima
16 shtator, 2015 – “Ganda”, anija e mallrave me tonazh 2 637 tonë e flamur maltez dhe trageti turk “Erdemler 5” mezi iu shmangën një katastrofe mëngjesin e së mërkurës, më 16 shtator 2015, pasi po lundronin së bashku në Dardanele, Turqi, i thanë portalit “DurresLajm” burime nga kapitaneria e Durrësit. Thjesht, pasi anija e mallrave me ngarkesë qymyri pritet të mbërrijë në Durrës më 20 shtator 2015. “Ganda” është “vizitore” e rregullt e portit shqiptar (në foto nga Ed Gjata, gjatë përpunimit në vitin 2010).
Të dy mjetet lundruese po lundronin bri njëri-tjetrit, kur në minutën e fundit u parandalua një katastrofë shumë më e rëndë për tragetin, i cili po transportonte udhëtarë dhe automjete.
Të dyja anijet pësuan dëmtime, trageti u tërhoq drejt portit të Galipolit për kontroll dhe “Ganda” u ankorua afër vendit, ku ndodhi incidenti. Pas përplasjes, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Bregdetare e Turqisë dërgoi anije në ndihmë. Nuk janë regjistruar viktima, por trageti dhe anija e mallrave pësuan dëmtime, thanë autoritetet.
Anija e mallrave “Ganda” ishte nisur nga porti rus Rostov-Mbi-Don, më 8 shtator 2015, ora 22:14. Këtu kishte mbërritur më 5 shtator për të ngarkuar 1 900 tonë qymyr antracit. Këtë mall rinfuso do ta shkarkonte më 19 shtator 2015 në portin e Durrësit për llogari të kompanisë turke metalurgjike “Kurum”. Para aksidentit kishte ndaluar në Stamboll, më 14 shtator nga ora 4:37 deri në orën 6:14:00, sipas kohës vendore.
/th. m. “DurresLajm”/





