Anija-shkollë italiane “Amerigo Vespucci” e konsideruar si anija më e bukur në botë, ka mbërritur ditën e sotme në portin e Durrësit.
Që prej vitit 1931, anije me vela është një ndër perlat e Marinës ushtarake italiane.
E ndërtuar në vitin 1931 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija “Amerigo Vespucci” ka edukuar breza të tërë oficerësh, duke realizuar më shumë se 70 fushata edukimi nëpër botë. Në vitin 2018, ka shkuar edhe në Rrethin Arktik.
Anija vjen në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së rëndësishme të “diplomacisë detare” e cila përkon me përmbylljen e fushatës së edukimit 2022, veprimtari e cila, për Ministrinë e Mbrojtjes italiane, është e një rëndësie të veçantë.
Anija do të jetë e hapur për publikun në ditët dhe orët në vijim:
17.10.2022, ora 10:00-12:00 & 14:00- 19:00;
18.10.2022, ora 16:00-21:00.