Parashikohet që nesër rreth orës 8:00 të mëngjesit të kryhet ankorimi i anijes “Moliva” si dhe të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve në kalatë dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet.
Sipas disa burimeve ende te pakonfirmuara zyrtarisht, “DurrësLajm” mëson se mendohet se 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit.
Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontenjerë dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.
Anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor. Prej më shumë se 10 ditësh anija ndodhet në radën e portit.