Pamje dramatike janë publikuar nga mediet e huaja, ku dhjetëra turistë britanikë u shpëtuan nga një anije që shpërtheu në flakë të enjten në ishullin grek të Rodosit.
Pushuesit ishin në bord teksa zjarri përpiu anijen rreth 300 metra larg nga plazhi Stenga në qytetin Archangelos.
Pasagjerët rrëfyen tmerrin teksa u zhytën në ujë për të shpëtuar, ndërsa e gjithë kuverta prej druri filloi të merrte flakë.
Roja bregdetare greke tha se të gjithë 82 pasagjerët u shpëtuan dhe u transportuan në tokë. Anija u dogj plotësisht dhe u fundos disa orë më pas.