Një peshkarexhë në Durrës u përfshi nga flakët mesditën e sotme teksa ndodhej 6 milje nga bregu.
Anija e quajtuar “Anxhela” shpërtheu në flakë për shkak të një shkëndije në bateri teksa brenda saj ndodhesin tre marinarë.
“DurrësLajm” mëson se fillimisht tre anëtarët e bordit tentuan të shuajnë flakët por kur ato morën përmasa më të mëdha u hodhën në det për të shpëtuar.
Ka qenë anija e peshkimit “Arlo” e cila ndodhej 15 minuta larg “Anxhelës” në gjueti që ka shpëtuar tre peshkatarët e hedhur në ujë.
Anija i ka transportuar ata drejt portit të Durrësit në gjendje të mirë shëndetësore sipas burimeve nga kapiteneria.





