Një anije është përplasur sot në bregun e Bosforit në Stamboll. “Reuters” raporton se si pasojë e kësaj ngjarje është ndalur trafiku ujor.
Mësohet se anija “Songa Iridum” është përfshirë në një aksident teksa po i afrohej portit Ambarli në Stamboll.
Po ashtu bëhet e ditur se mjeti i lundrimit kishte nisur udhëtimin nga Odesa e Ukrainës dhe është përplasur 25 minuta pasi i ishte ofruar Bosforit.





