Rikthehen sërish tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Anija eksploruese turke Orus Reic, i është afruar ishullit grek të Rodos duke lundruar 13 milje në lindje të ishullit.

Pala greke ka njoftuar për eksplorime në det për të kërkuar rezerva të gazit. Ky operacion do të vazhdojë deri më 23 Nëntor, dhe zona e studimit është 12-13 milje në jug të Rodos.

Shtypi grek i konsideron tentativa për të rritur tensionet në rajon nga pala turke manovrat e anijes Oruc Reis.

Po kështu, gjatë ditës së sotme Presidenti turk Erdogan do të jetë në qytetin Famagusta të Qipros turke për të marrë pjesë në festimet e 37-vjetorit të ndërhyrjes ushtarake turke në këtë zonë kur mori kontrollin e saj.

Erdogan do të shoqërohet nga disa ministra të kabinetit turk. Por pala greke e sheh sërish si provokim nga Turqia në “frontin e dytë” këtë lëvizje, pas lundrimit të anijes Oruc Reis pranë ishullit Rodos.