Edhe pse sezoni turistik është në kulmin e tij, anijet greke vazhdojnë për të dytën herë të derdhin mbetjet në ujërat e Ksamilit.

Derdhja e hidrokarbureve dëmton burimet e detit, ul cilësinë e ujit të detit, rrezikon shëndetin e njeriut, pengon veprimtaritë detare dhe peshkimin.

E megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompetentët e mjedisit lidhur me këtë ngjarje të përsëritur nga anijet greke.

Tre vjet më parë po në bregdetin e jugut, u krijua një gjendje alarmante, ku deti mori ngjyrë të zezë, pas hedhjes së mijëra tonelatave vaji dhe nafte nga anijet greke që kryenin linjën e Korfuzit.