Hetuesit mbi ndotjen e bregdetit të Durrësit më 7 nëntor të këtij viti dyshojnë se dy anije, një greke dhe një italiane, derdhën karburant në det.
Ato kanë kaluar një ditë para se nafta të pushtonte të gjithë vijën bregdetare nga “Iliria” tek “Agip”. Dyshohet se ekuipazhi i tyre ka bërë pastrimin në ujërat shqiptare, për të shmangur taksat e larta të pastrimit në portet e tyre.
Nga ana e Prokurorisë së Durrësit është kërkuar zyrtarisht nga shtetet përkatëse të marrin në pyetje marinarët e anijeve që ndotën bregun.





