24 janar 2015 – Anika Dokle, vajza e deputetit të PS-së, Namik Dokle i rikthehet sërish debateve lidhur me testimin e mjekëve. Kësaj here, mjekja gjinekologe ka ironizuar në faqen e saj në Facebook me testin e përgatitur për mjekët që do t’i nënshtrohen provimit në muajin shkurt. Ajo ka postuar një foto të një prej pyetjeve që përmban ky test, ndërsa ka shkruar:
“Për miqtë e mi gjinekologë! Direkt nga AKP! Hajde testim hajde!! Hahahahahah…. “. Vajza e deputetit socialist është tregua shumë kritike me Ministrinë e Shëndetësisë.





