2tetor 2015 – Kanë qenë të shumta reagimet pas bërjes publike të fotove intime të ish-ministrit Dritan Prifti. Thuajse të gjithë kanë qenë kundërt tyre, ndërsa ka pasur edhe mendime të ndryshme.
Një prej tyre është edhe ai i Anika Dokles, mjekes njëherësh vajza e deputetit dhe politikanit socialist Namik Dokle.
Ja çfarë shkruan ajo në profilin e saj në Facebook:
Popull teveqel!
Popull që pjell “horra” dhe meriton të qeveriset prej tyre!
Më shumë merren me b…. jashtë të Dritan Priftit se me pasuritë që i vidhen përditë, dinjitetin qe i shkelet çdo minute, shpresën që i vritet çdo sekondë.
Për ç’moral flisni, o qyqarë?
Ju “shkepin” përditë dhe ju prapë me gruan e komshiut merreni…
Këtë dhe pak e keni!
syri.net