Tiranë, 30 gusht 2014 – Këngëtarja e njohur Anjeza Branka është zyrtarisht singëll. Pas një lidhjeje 5-vjeçare me të dashurin, kemi zbuluar se këngëtarja është sërish beqare. Mësohet se ky ka qenë një vendim i vetë Anjezës.
Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se Anjeza nuk dëshironte angazhime të mëtejshme familjare, duke zgjedhur t'i përkushtohej vetëm djalit që ka nga martesa e saj e parë dhe kjo është bërë shkak për ndarje. Me sa duket, ai nuk ka qenë mashkulli i duhur për Anjezën që ajo të krijonte një familje të re…
Gjithashtu, kemi zbuluar se pas ndarjes me Anjezën, ish-i dashuri i saj ka nisur një histori me një tjetër këngëtare. Bëhet fjalë për Adelina Tahirin. E kontaktuar nga "Bluetooth" për këtë çështje, Anjeza shprehet mjaft e qetë se po kalon një periudhë të dëshiruar prej kohësh. "Mua s'më ka surprizuar fare lidhja me kolegen Tahiri. Përkundrazi, jam e lumtur që ai ka dikë në krah që i kushton kohë e mund t'i japë atë që s'mund t'i jepja unë, pasi unë e kam një familje. Familja ime është djali im. Ai kishte kohë që kërkonte diçka më tepër se lidhja që kishim, por unë duke pasur djalin, nuk kam qenë asnjëherë e gatshme", shprehet këngëtarja.





