Anjeza Shahini këngëtarja e spikatur për zërin e saj potent, ka qenë e ftuara në “Buckingham Palace” me ftesë të Mbretëreshës së Anglisë.

Ditën e djeshme me rastin e një cermonie të zhvilluar në Pallatin Mbretëroreë, Shahini bashkë me bashkëshortin e saj ishin të ftuarit e mbretëreshës. Paul Edward Conolly me të cilin këngëtarja lidhi kurorë verën e këtij viti është një diplomat anglez, i cili ka shërbyer në Ambasadën Angleze në Shqipëri.

Ata ishin të ftuar mes shumë diplomatëve dhe personazheve të tjerë të famshëm  si: Mbretëresha Elizabeth, princi Charles, princesh William dhe Dukesha e Cambridge Kate Middleton, etj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja e cila ka postua disa foto nga mbrëmja në faqen e saj në Instagram. Një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare duket mjaft elegante me një fustan të zi në krah të partnerit të saj.