Të gjithë e mbajmë mend këngën “Imazhi yt” me të cilën Anjeza Shahini na përfaqësoi me sukses në “Eurovision” në vitin 2004.

Kësaj here ajo do të shkojë sërish në eventin europian të këngës, jo si këngëtare, por si komentuese e netëve live në BBC.

Kanali televiziv “BBC4” që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të komentojë natën e parë live, më 9 maj,  me komentatorin Scott Mills.

Anjeza Shahini ishte e  para që dërgoi ngjyrat kuq e zi në një kompeticion si “Eurovision Song Contest’, në të cilin u rendit e 7-ta me këngën “Imazhi yt” (The Image of You), mes 24 konkurrentëve të natës finale në Stamboll në vitin 2004. Por tani Anjeza ka arritur në një stad tjetër, të komentojë netët live në një nga televizionet më prestigjoze në botë.