Anjeza Shahini ka zbuluar historinë e saj të dashurisë me një djalë nga Anglia i quajtur Pol, me të cilin njihet prej dy vitesh por ende refuzon të flasë në detaje për këtë histori.
Apo ka kaluar zhurma e festivalit ku Anjeza ishte pse jo pretendonte për çmim të parë me një këngë shumë të bukur dedikuar dashurisë së vërtetë, ajo po përgatitet të udhëtojë drejt Londrës më 13 janar për të qenë pranë tij, djalit që nuk ka lidhje me artin dhe që është i angazhuar me politikë.
Panorama shkruan se ndonëse lidhja nuk është bërë ende zyrtare, këngëtarja veç ka konfirmuar se po jeton një dashuri të vërtetë me një të huaj.