Të gjithë në garë për mesfushorin e Schalke 04, Leon Goretzka.
22-vjeçari i kombëtares gjermane është një prej futbollistëve më të kërkuar dhe gjatë merkatos së janarit Juventus, Real Madrid, Barcellona, Liverpool, Manchester United, Arsenal e Tottenham do të konkurrojnë për të arritur te lojtari, kontrata e të cilit me klubin gjerman skadon në fund të sezonit.
Në rast se Goretzka nuk pranon rinovimin me skuadrën e Schalkes, do të largohet me parametër zero në fund të sezonit, kohë kur i skadon edhe kontrata.





