ANKARA, 23 shkurt 2013 – Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu refuzon kërkesën e Shqipërisë për të kthyer eshtrat e rilindasit të shquar Sami Frashëri ne vend. Kreu i diplomacisë turke Ahmet Davutoglu u tha gazetarëve në Ankara se Sami Frashëri është një thesar për turqit dhe se ai do të mbetet gjithmonë në Stamboll.
Reagimi zyrtar nga ana e Turqisë vjen pas deklaratave të kryeministrit Berisha, i cili tha se do kërkojmë transferimin e eshtrave të Sami Frashërit dhe kokën e Ali Pashë Tepelenës nga Turqia.
Ministri Davutogllu tha se Turqia nuk do lejojë kthimin e eshtrave të Sami Frashërit, i cili ka një rol të spikatur në identitetin kombëtar turk. Ndërkohë ende nuk dihet cila do të jetë përgjigja për kokën e Ali Pashës.
Sami Frashëri, i cili lindi në vitin 1850 dhe vdiq në 1904 cilësohet një personalitet i rëndësishëm për letërsinë turke. Ai ka shkruar enciklopedinë e parë në gjuhën turke si dhe fjalorin e parë të gjerë në gjuhën turke. Ai është babai i Ali Sami Yen themelues i kubit sportiv të Gallatasarit.