14 dhjetor 2014 – Dy postera gjigand të Belen Rodriguez, e cila reklamon veshje të brendshme të një marke të njohur, kanë hapur shumë polemika në Milano. Një grup qytetarësh i kanë dërguar një letër autoriteteve lokale që të zëvendësojnë posterat të paktën me reklamën e ndonjë parfumi.
Në letër shkruhet se Belen me të brendshme përbën një rrezik serioz për shoferët, sepse reklama e saj i huton dhe bëjnë që të humbasin kontrollin e mjetit. Ankesa e qytetarëve ka marrë mbështetjen e autoriteteve lokale dhe se të hënën do të bëhet zëvendësimi i posterave.





