Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimet për Beratin nga PD e LSI të cilat ankimuan vendimin e KAS.

LSI pretendon se nëse hapen gjithë kutitë e Beratit marrin 1 mandat dhe ankimoi vendimin për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

LSI vijon të theksojë se zgjedhjet në qarkun e Beratit janë vjedhur, ndaj dhe sipas kësaj force politike duhen shpallur të pavlefshme.