Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po zhvillohet seanca për ish-prokurorin Besnik Muçi, aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Trupi gjykues ka marrë aktet nga dy prokuroritë në lidhje me informacionet e kërkuara nga KPA.

"Jam njohur me aktet nga Prokuroria e Tiranës, për dy shtetas është regjistruar procedim penal. Unë nuk kam pasur asnjë lidhje me këto shtetas, shtetasi A.L. më ka kontaktuar dhe më ka vënë në dispozicion vendimin e gjykatës ku është shpallur i pafajshëm për moskallëzim krimi", tha ish-prokurori Besnik Muçi.

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë, Besnik Muçi.

Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.