Trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet sot të dhënë vendimin për ankimimin ndaj pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra. Ankimimi u bë nga qeveria ndaj masës së pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posaçme.

Më 22 janar në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua seanca ku u shqyrtua ankimimi i bërë nga qeveria.  Qeveria kërkon që të interpretohet neni 103 i Kushtetutës, sipas të cilit anëtarët e Këshillit të Ministrave kanë të drejtën e imunitetit të deputetit.