Gjykata e Apelit të Tiranës do e shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimimin e Prokurorisë për pushimin e akuzave ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë për lobimin e PD-së në SHBA.

Shkalla e Parë rrëzoi akuzën për pastrim parash por më pas dhe atë për falsifikim dokumentesh lidhur me lobimin, ndërsa Prokuroria vendosi ta çojë në Apel këtë.