Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesën e Ardian Fullanit, pasi ai ankimoi shkarkimin e tij.

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani paditi shtetin shqiptar në Strasburg, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra më 9 dhjetor 2019.

Fullani ka kërkuar kthimin në detyrën e guvernatorit me pretendimin se shkarkimi i tij është bërë në shkelje të nenit 8 të konventës së të drejtave të njeriut.

Fullani u largua nga detyra e guvernatorit pas vjedhjes së 700 milionë lekëve nga dega e thesarit të bankës së Shqipërisë në Tiranë.

Më 18 shtator 2014 parlamenti e shkarkoi nga detyra e Guvernatorit dhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.