Shtyhet seanca në apelin e posaçëm për Fred Belerin. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë kërkoi nga Gjykata leje të veçantë për betim.
Seanca u sotme për shqyrtimin e kërkesës së tij u shtye për në datën 24 janar. Shkak u bë paraqitja e përfaqësuesit ligjor të burgjeve pa prokurë të posaçme.
Beleri ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën e tij për betim.