18 prill 2014 – Ankohej prej dhimbjeve të forta në bark, kështu që mjekët e shtruan me urgjencë, pasi zbuluan një trup të huaj brenda tij, duke e futur me urgjencë në operacion. Në barkun e burrit u gjetën plot 12 lingota ari. Bëhet fjalë për një indian nga New Delhi i cili merrej me tregti dhe që dyshohet se kishte gëlltitur metalin e çmuar për të shpëtuar nga kontrolli në doganë.
Burri një 63 vjeçar indian punonte në pazarin histrol Chandni Chowk. Ai e kishte blerë arin në Singapor dhe për të shmangur doganën e kishte gëlltitur duke shpresuar ta nxirrte përmes jashtëqitjes.
Por pas dhjetë ditësh tentativash për t’i nxjerrë me jashtëqitjen, për shkak të dhimbjeve të padurueshme u drejtua për në spital, ku mjekëve u tha se kishte kapërdirë një tapë shisheje.
Falë ndihmës së rrezeve X u identifikuan metalet. Gjatë ndërhyrjes u gjetën mini lingota me peshë 33 gramë secila. Vlera e tyre shkon rreth 1.2 milionë rupie ose pak më shumë se 14 mijë euro.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





